Romanca e gjatë mes Justin Timberlake dhe Jessica Biel, e cila është në vitin e saj të 12-të, mund të jetë afër përfundimit.
Këngëtari dhe aktorja të cilët ishin një nga çiftet më të bukura në Hollywood që prej dhjetorit të 2011-ës, u fejuan dhe një vit më vonë u martuan duke organizuar një ceremoni të bukur në Fasano të Italisë.
Por duket se pas viteve të bukura marrëdhënia e tyre nuk është në momentet më të mira.
“Edhe pse ata e duan njëri-tjetrin, thjesht nuk zgjidhin disa nga problemet e tyre”, është shprehur një burim i afërt për “Life & Style”.
Mesa duket, problemet në çift erdhën pas publikimit të librit biografik të Britney Spears, “The Women In Me”, ku ajo zbuloi detaje të reja nga marrëdhënia e tyre e hershme. “Princesha e Pop-it” zbuloi se ishte artisti ai që e detyroi atë të abortonte fëmijën që ata të dy prisnin.
Çifti tashmë ka nxjerrë në shitje tre pronat e tyre që kanë blerë së bashku në Tenesi, Kaliforni dhe New York, shenjë që tregon se ata po po ndajnë pasurinë e tyre për një zgjidhje të mundshme martese./tvklan.al
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...
“Ftoha marrëdhëniet”, Meta flet në gjykatë për raportin me k...