Stoku i aktiveve likuide të thesarit kombëtar të Rusisë ka rënë me më shumë se 44% që kur Moska pushtoi Ukrainën.
Shifrat e mësipërme janë rezultat i një sondazhi të agjencisë ekonomike ndërkombëtare, Bloomberg, i cili bazohet në të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria ruse e Financave.
Më konkretisht, totali i aseteve që mund të likuidoheshin lehtësisht nga fondi kombëtar i Rusisë, Fondi Kombëtar i Mirëqenies, ra nga 8.9 trilion rubla ose 100.4 miliardë dollarë,në 5 trilion rubla gjatë dy viteve nga janari 2022, një muaj para pushtimit rus të Ukrainës deri në dhjetor 2023.
Ndërkohë, totali i aktiveve të thesarit kombëtar ra me 12% në të njëjtën periudhë.
Rënia dramatike vjen në një kohë kur zotërimet e fondit sovran të pasurisë ruse të kompanive vendase dhe obligacioneve të infrastrukturës u rritën me 2 trilion rubla, që do të thotë se shteti po përdor likuiditetin dhe rezervat e tij për të mbështetur ekonominë.
Siç thonë shumë ekspertë, Vladimir Putin në thelb është duke “kulluar” ekonominë ruse për të financuar luftën që ai shpalli në Ukrainë.
Ministria e financave e Rusisë tërhoqi gjithashtu 3 trilion rubla nga fondi për të mbuluar deficitin buxhetor në vitin 2023, pasi shpenzimet e mbrojtjes të vendit u dyfishuan gjatë të njëjtës periudhë.
Që do të thotë se koha dhe paratë po mbarojnë për Moskën ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, e cila do të hyjë në vitin e saj të tretë brenda pak ditësh.
Dhe ndërkohë që ekonomia e Rusisë duket ende elastike, e vërteta është se ajo po dobësohet nga një sërë sanksionesh perëndimore, si dhe nga çmimet e ulëta ndërkombëtare të naftës, të cilat kanë rënë rreth 10% në 12 muajt e fundit.
Nafta e papërpunuar ruse Urals u eksportua gjatë vitit të kaluar me një çmim mesatar prej 62,99 dollarë për fuçi, 17 për qind më pak nga një vit më parë, sipas Ministrisë ruse të Financave.
Analistët specialistë vlerësojnë se asetet e thesarit kombëtar të Rusisë do të zgjasin edhe për një ose dy vjet, në rast se çmimet e naftës që eksporton Moska bien nën 50 dollarë për fuçi./abcnews.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?