Google ADS

Laporta: Ajo që ndodhi kundër Almerias në “Bernabeu” është e turpshme!

10:01 | 23 Janar 2024
KRG

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur së fundmi për temën shumë të diskutuar ose thënë ndryshe për polemikat në ndeshjen e Real Madrid me Almerian, që u fitua me rezultatin 3-2 nga skuadra e Ancelotti.

Për Laportën vendimet e arbitrit në atë ndeshje janë të turpshme dhe sipas tij kjo gjë ndikon për keq edhe te Barcelona.

“Mund të kishim rekuperuar pikë ndaj Real Madrid-it, por nuk u bë e mundur për shkak të vendimeve të arbitrit dhe VAR. Ajo që pamë në Bernabeu është një turp”-deklaroi kreu i klubit katalanas./Ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme