Atletico Madrid merr tri pikët dhe fitoren e parë në La Liga për 2024-ën në transfertën e Granada-s, në takimin që u mbyll me rezultatin 0-1.
Sfida e javës së 21-të të La Liga-s mes këtyre dy skuadrave rezultoi shumë e luftuar, ndërsa pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
U desh minuta e 55’ që të shënohej goli i vetëm i këtij takimi, me Morata-n që i dha avantazhin dhe fitoren skuadrës së Simeone-s.
Në minutën e 62’ Niguez pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin, por goli i tij u anulua për pozicion të parregullt pas verifikimit në VAR.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni luajti nga minuta e parë deri në minutën e 67′ dhe tregoi një formë të mirë, por nuk ia doli të gjente rrugën drejt rrjetës./ss
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...