Juventusi zyrtarizon Tiago Djalo si lojtarin më të ri të ekipit të Allegrit.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook nga Juventusi, shkruan Arbresh.info.
Bardhezinjtë fituan garën me Interin dhe siguruan shërbimet e qendërmbrojtësit portugez, i cili ka firmosur deri në 2026.
23-vjeçari ishte në vitin e fundit të kontratës me Lillen, ndërkohë që dy klubet arritën marrëveshjen për 3.6 mln euro + 1.5 mln të tjera në formë bonusesh.
Me ekipin e parë është grumbulluar, por nuk ka arritur ende të debutojë. Djalo ka dalë nga akademia e Sportingut të Lisbonës, ndërkohë që përpara transferimit në Francë luajti një gjysmë sezoni me ekipin U19 të Milanit.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek