Komandanti i KFOR-it pret në takim myftiun, ipeshkvin dhe peshkopin: E rëndësishme promovimi i tolerancës tek njerëzit në Kosovë

18:51 | 22 Janar 2024
E.H

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka pritur sot në takim Myftiun e Bashkësisë Islame, Naim Ternava, Peshkopin e Rashkës-Prizrenit, Teodosije Shibaliq si dhe Ipeshkvin e Prizrenit dhe Prishtinës, Dodë Gjergji.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi ishte i rëndësishëm për promovimin e paqes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Takimi ishte një rast i rëndësishëm për të nënvizuar rolin e liderëve fetarë në promovimin e paqes, tolerancës dhe dialogut për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme