Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë realizuar sot një operacion të suksesshëm në Zveçan kundër kontrabandës.
Në njoftim thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara në një depo, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
Gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar:
• 280 copa pije të forta alkoolike,
• 300 copa verëra të ndryshme, si dhe
• 180 produkte kozmetike të ndryshme
“Derisa vlera e përgjithshme e mallrave te konfiskuara tejkalon shumën prej 7000 euro. Ky rezultat i arritur është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme”, thuhet në njoftim.
“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...