Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla vizitoi në Spitalin e Traumës në Tiranë, dy turistët zviceranë që u shpëtuan pas një aksioni të koordinuar të disa strukturave shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës, të bllokuar nga dëbora, në një zonë të vështirë të malit të Korabit.
Me anë të një postimi në Facebook, Balla falënderoi oficerët e KFOR që realizuan transportin me helikopter, nga një pikë e vështirë malore në zonën e Kalasë së Dodës.
“Si në shtëpinë dhe në besën e Shqiptarit. Ka përfunduar me sukses shpëtimi i dy turistëve zvicerianë, të bllokuar në Malin e Korabit, njëri prej te cilëve kishte dëmtuar gjymtyrët e poshtme për shkak të një orteku dëbore. Mirënjohje forcave të Policisë së Shtetit, të Policisë së Kosovës, Federatës së Alpinizmit të Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe KFOR, pa angazhimin e të cilëve nuk do të ishte bërë i mundur ky operacion i vështirë shpëtimi.”, ka shkruar Balla./Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?