Barcelona mposhti Betisin me rezultat 4-2, në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga, me tre golat e Torresit dhe një gol të portugezit Joao Felix.
Joao Felix rikthehet si një lojtar vendimtar për Barcelonën, me portugezin që shënoi në minutën e 90-të golin e tretë për katalanasit në ndeshjen ndaj Betis, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja deri në atë minutë ishte baras 2-2.
Mirëpo 24-vjeçari i cili hyri në lojë në minutën e 81-të i dhuroi Barçës një gol që i mban “gjallë” shpresat e blaugranave për titullin në La Liga.
Pas sfidës, sulmuesi theksoi se rreth tij krijohet gjithnjë shumë zhurmë e polemika, megjithatë ai nuk preket nga komentet e jashtme.
“Të them të vërtetën, tani jam mësuar nga njerëzit që flasin për mua, si për mirë ashtu edhe për keq. Ka shumë zhurmë sa herë luaj apo nuk luaj, por mua nuk më intereson më. Më e mira që mund të bëj është të mos shoh dhe të mos dëgjoj asgjë, dua vetëm të eci përpara”, tha Felix.
Ai tutje shtoi se do të luftojnë deri në fund për kampionatin, kupën e Spanjës dhe Champions League.
“Do të luftojmë për këtë kampionat deri në frymën e fundit, por edhe për Kupën e Champions Leaguen. Në një moment apo në një tjetër, Real Madrid dhe Girona do të lejnë pikë. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje pasi vinë ndeshje të rëndësishme dhe nuk mund të rrezikojmë si ndaj Betis”, u shpreh Felix.
Kujtojmë se kartoni e Joao Felixit e zotëron Athletico Madrid dhe ai tek Barcelona është vetëm si huazim./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...