Rama: Po përgatisim samit në Tiranë për Ukrainën, do vijë dhe Zelensky

14:58 | 22 Janar 2024
A Z

Nga Shkupi kryeministri Edi Rama tha se Tirana do të jetë kryeqyteti që do të presë samitin e radhës Ballkan – BE – SHBA.

Në konferencën për median me gazetarët shqiptarë të cilët kishin shkuar në Shkup për të ndjekur zhvillimet e këtij samiti Rama tha se pritet që të jetë dhe presidenti i Ukrainës në samitin që do përgatiet në Shqipëri.

“Besoj është e rëndësishme të them sot këtu me ju është se po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të kemi të pranishëm Presidentin Zelenskyy, ndërkohë që paralelisht me të do përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do të ndjekin këtë proces të Komisionit Europian dhe administratës amerikane për të bërë një bilanc të këtij muaji nga sot deri në fund të shkurtit dhe për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar që diktohet edhe nga proceset që janë sot në Europë, sepse ka zgjedhje të reja dhe parlament të ri dhe në do të kapim datat dhe mundësisht të mbyllim këtë paketë, duke bërë ne punën tonë, brenda afateve që ka kjo administratë që është sot në pushtet”, tha Rama.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme