Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit të vrasjes së 18 vjeçarit nga Podujeva.
Në një përgjigje për Arbresh.info, IPK bën të ditur se janë duke grumbulluar raportet dhe provat për të shikuar nga fillimi trajtimin e rastit nga Policia, i cili kishte ndodhur më 14 janar në Podujevë mes disa të rinjve.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju informojmë se lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar që përfshin prëveç tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur me këtë rast.”, thuhet në përgjigjen e institucionit.
“Veprimet e tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore të IPK-së”, thuhet tutje.
Ndryshe, Policia e Kosovës e kishte cilësuar fillimisht rastin si therje me thikë, por pas publikimit të pamjeve nga ky rast u dëshmua e kundërta.
“Podujevë 14.01.2024-13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhej në raport./Arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë