Google ADS

Sekuestrohen tri armë gjuetie dhe 17 fishekë në Prizren

09:32 | 22 Janar 2024
E.G

Policia e Kosovës ka ndalur dy persona në Prizren.

Sipas policisë, gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë gjuetie dhe 17 fishekë, shkruan Arbresh.info.

“ARMËMBAJTJE PALEJE Prizren / 21.01.2024 – 09:40. Njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit tek të njëjtit ka gjetur dhe sekuestruar tri armë gjuetie dhe 17 fishekë.”, thuhet në raportin 24 orësh.

Policia njofton se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme