Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili e ka konsideruar rastin e vrasjes së të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë si akt makabër.
Me anë të një postimi në Facebook, Kica-Xhelili tha se derisa e lëmë drejtësinë të merret me këtë rast, duhet të mbledhim forcë që të këndellemi sa s’e kemi prekur fundin kolektivisht, shkruan Arbresh.info.
“Vrasja e rëndë në Podujevë është akt makabër. Bërthama shoqërore na është cënuar rëndë kur vijmë në ditën kur duhet mbledhur forcë për t’i parë këto pamje nga të rinjë kosovarë. Derisa e lëmë drejtësinë të merret me këtë rast, duhet të mbledhim forcë që të këndellemi sa s’e kemi prekur fundin kolektivisht.”, ka shkruar deputetja e LDK-së./Arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...