Pasi e ndoqi për një kohë të gjatë gjatë verës, Milan e ka rikthyer sërish fokusin te Hugo Ekitike.
Sipas raportimeve të medieve italiane, “kuqezinjtë” do të tentojnë afrimin e sulmuesit, që në gjashtë muaj ka bërë vetëm një paraqitje dhe që duket se nuk ka të ardhme te kampionët e Francës.
Vetë Ekitike, pasi e ka marrë qartë mesazhin se te PSG-ja dhe nga trajneri Luis Enrique është i padëshiruar, tashmë kërkon largimin.
Megjithatë përveç Milanit, sulmuesi pëlqehet edhe Eintracht Frankfurt, që pritet t’ja vështirësojë punën “Djallit” për të arritur te Ekitike, por do të shihet në vijim se kë do të zgjedhë lojtari si “shtëpinë” e tij të re./ss
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...
Kadetët e FSK-së marshojnë me sukses në kushte të rënda atmo...