Google ADS

Osmani vizitoi familjen e ish-presidentit Rugova

21:54 | 21 Janar 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar  familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha ia kemi borxh ish-presidentit që ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA, shkruan Arbresh.info.

“Sot në vizitë te familja Rugova, në homazhe te varri ku prehet prijësi ynë e me akademi përkujtimore në kuadër të Flakës së Janarit, nderuam arkitektin e pavarësisë dhe atin themeltar të Republikës sonë, Presidentin Ibrahim Rugova. Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA.”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme