Google ADS

Haxhiu për rastin e 18-vjeçarit: Dorasit duhet të marrin dënimet e meritore

21:49 | 21 Janar 2024
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vdekjes së  18-vjeçarit nga Podujeva duke thënë se është një ngjarje e cila ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se për vrasjen e të riut duhet të veprojë drejtësia dhe dorasit duhet të marrin dënimet meritore, shkruan Arbresh.info.

“Vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës. Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme. Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve.”, ka shkruar ajo.

“Sikur ky lajm të mos mjaftonte, disa media publikuan edhe pamjet brutale të këtij akti, pamje të cilat nuk mund të jenë të dobishme për askë veçse për Pokurorinë. Nga njëra anë mungesë e theksueshme e emisioneve edukative, emancipuese, dhe në anën tjetër me nxitim shpërndarje të pamjeve të dhunës e vrasjeve. Kjo nuk është në rregull dhe si e tillë nuk mund të pranohet. Për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore.”, ka shkruar Haxhiu.

Ndër të tjera, ministjra Haxhiu I ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë së tij./Arbresh.info/

Të ngjashme