Barcelona fiton dramën ndaj Betisit

20:40 | 21 Janar 2024
D.H

Barcelona triumfon në udhëtim tek Real Betis, në ndeshjen e xhiros së 21-të në La Liga që u mbyll me rezultatin 4-2.

Sfida ishte shumë e luftuar, me golin e parë që u shënua në minutën e 21-të nga Torres, i cili kaloi mysafirët në avantazh, shkruan Arbresh.info.

Në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë, Lewandoëski pati mundësi për të dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij, por goli i sulmuesit “blaugrana” u anulua për pozicion të parregullt pas verifikimit në VAR.

Megjithatë në minutën e 48-të Torres gjeti sërish rrugën drejt rrjetës dhe dyfishoi avantazhin e Barçës.

Nga ana e Betis tentuan dhe rihapën sfidën në minuëtn e 56’ me Iscon që realizoi një supergol.

Pas tre minutash Isco gjeti golin sërish dhe barazoi rezultatin.

Kur ndeshja u mendua se do të përfundoj baras, në minutën e 90-të, Joao Felix realizoi golin e tretë për ekipin e tij dhe e riktheu Barcelonën në avantazh.

Fitorja u sigurua nga Torres, i cili në minutën e minutën e dytë shtesë gjeti sërish rrugën e golit duke arritur hattrickun e tij.

Pas javës së 21-të të La Liga-s, Betis renditet në vend të nëntë me 31 pikë, teksa Barcelona në vend të tretë me 44 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme