Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka vlerësuar si të vështirë javën që po lëmë pas, si shkak i angazhimeve në Davos të Zvicrës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka theksuar se tani është koha për fokusim në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Arbresh.info.
”Por pas një jave magjepsëse të zhytur në perspektiva të ndryshme brenda “flluskave” globale të mendjeve, tani është koha për të ripërqëndruar plotësisht në hapat e ardhshëm në Dialog”, ka shkruar Lajçak.
Ai shtoi se diskutimet në këtë forum mbuluan një sërë zhvillimesh të rëndësishme.
”Diskutimet tona mbuluan një spektër zhvillimesh të rëndësishme të parashikuara këtë vit, si brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe në skenën globale”, shtoi ai./Arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë