Google ADS

Ancelotti dhe Carvajal u shprehën se vendimet e gjyqtarëve ishin të drejta

19:56 | 21 Janar 2024
D.H

Real Madridi ka fituar ndeshjen ndaj Almerias me rezultat 3-2.

Në një ndeshje me shumë polemika ku nuk munguan reagimet e ashpra nga skuadra e Almerias, shkruan Arbresh.info.

Nga protestat është ndëshkuar me karton të kuq edhe trajneri mysafir.

Teksa pas ndeshjes në një konferencë për media Ancelotti ka thënë se ka pasur tre vendime të qarta pas rishikimit me VAR.

“E kuptoj ankesën e Almerias. Ishin vendime të rishikuara nga VAR. Mendoj se ka pasur tre vendime mjaft të qarta”, ka thënë Ancelotti.

Ndërkohë edhe Carvajal ka komentuar vendimet e gjyqtarëve.

“Nëse ai i sheh episodet me qetësi, ai do ta vërejë që të gjitha vendimet e gjyqtarit ishin të drejta”, ka thënë Carvjal.

Tutje ai ka theksuar se VAR-i ka ndihmuar futbollin të jetë sa më i drejtë.

“VAR e ka ndihmuar futbollin që të bëhet më i drejtë”, vazhdoi  Carvajal.

Pas kësaj fitore Real Madridi është bërë lider i La Ligas me 51 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme