Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar Ibrahim Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se në këtë përvjetor kujtojmë lidershipin e tij vizionar për themelimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Sot, në përvjetorin e vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, kujtojmë lidershipin e tij vizionar për themelimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës dhe fillimin e rrugëtimit për të nxjerrë shqiptarët nga kthetrat komuniste jugosllave dhe nga pushtimi gjenocidal serb.”, ka shkruar Pacolli.
Ndër të tjera, ai tha se një popull i shtypur për dekada nga regjimi jugoslavv kishte nevojë për lidership shqipfolës, ai ishtë lideri që do ta shtyntë atë drejt çlirimit.
“Në këtë distancë kohore, ne e kuptojmë se sa i vështirë ishte misioni që kishtë marrë mbi supe Presidenti Rugova. Një popull i shtypur për dekada nga regjimi jugosllav kishte nevojë për lidership shqipfolës, ai ishtë lideri që do ta shtyntë atë drejt çlirimit. Presidenti Rugova mori këtë detyrë misionare dhe sot Kosova është në një kapitull tjetër falë vizionit të tij dhe veprës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyja anët e së njëjtës medalje të Kosovës së pavarur, sovrane dhe të lirë.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...