Gjatë vitit të kaluar janë zhvilluar aksione të shumta nga KRU “Prishtina” nëpër disa komuna të cilat furnizohen me ujë nga ky rrjet i ujësjellësit.
Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka folur për suksesin e këtyre aksioneve, me ç ‘rast ka bërë të ditur edhe numrin e shkyqjeve të kyqjeve ilegale e po ashtu të kallëzimeve penale.
“Gjatë inspektimeve ne kemi aplikuar mbi 300 shkyqje të kyqjeve ilegale dhe kemi ushtruar mbi 60 kallëzime penale të konsumatorëve ilegalë, dhe përveç mbi 300 shkyqje të kyqjeve ilegale kemi pasë edhe mbi 185 vizita ditore nga inspektorët tanë për të gjithë ata konsumatorë që kanë borxhe të grumbulluara ndajshërbimeve të ujësjellësit”, u shpreh ajo.
Mes tjerash, Mjeku njoftoi se aksione të tilla pritet të zhvillohen edhe gjatë vitit 2024./Arbresh.info/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos