Kjo e diel shënon 13-vjetorin e vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm, të cilët kishin dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë së kohës, që drejtohej nga Sali Berisha.
Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.
Në Bulevard u mbledhën qindra qytetarë për të përkujtuar të vrarët e 21 janarit.
Pas fjalës që mbajti në kryeministri dhe ku bëri thirrje për zbardhjen e “krimit shtetëror”, Edi Rama dhe familjarët zhvilluan homazhe në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në kujtim të viktimave të 21 janarit.
Ai tha se vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të njeriut është detyrues dhe drejtësia shqiptare nuk duhet të humbasë kohë, por ta marrë në dorë hetimin e plotë të asaj ngjarjeje, që Rama e konsideroi si “krim shtetëror të pahetuar”.
“Ne jemi së bashku jo vetëm për të përkujtuar, por është për ti thënë këto fjalë, sepse ka më në fund përveçse sa thjesht shpresë, pakëz dritë në rrugën e gjatë të këtij tuneli. Fjalët e shpresë sonë sot nuk dalin vetëm nga dëshira e paepur për të mos iu dorëzuar errësirës mbytës të sistemit të vjetër të drejtësisë, por nga shenjat e zgjimit të drejtësie edhe për 21 janarin, njëra shenja është e drejtpërdrejtë, vendimi i Gjykatës Evropiane, i cili e cilëson 21 janarin, e zeza mbi të bardhë, si krim shtetëror të pahetuar. Shenja tjetër, është veprimtaria e gjykatës së posaçme, e cila së fundmi ka hyrë në një fazë të re kuptimplotë duke e thyer akullin e shtresëzuar prej 100 e kusur vitesh të shtetit shqiptar dhe drejtësisë”, tha Rama./abcnews.al
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...