Ky është Rahoveci një ndër qytetet më të vjetra të Kosovës i cili shtrihet 70 kilometra larg Prishtinës.
Rahoveci është komunë në pjesën jugperëndimore të Kosovës, rruga që të dërgon për në këtë qytet është magjistralja e vjetër në drejtim të Prizrenit, gjegjësisht Malishevës.
Rahoveci njihet si ndër qytetet e vjetra në Kosovë dhe të pasura me potenciale kulturore dhe historike.
Me të përmendur emrin e qytetit të Rahovecit menjëherë na shkon mendja tek rrushi, vera dhe rakia, në fakt kjo është përshtypja që të jep ky qytet në kilometrat e parë të tij.
Mirëpo që ky qytet frymon me rrushin dhe verën e Rahovecit tregon edhe kjo emblemë në hyrje të qytetit të Rahovecit.
Për të na rrëfyer për disa nga tiparet që e karakterizojnë Rahovecin, Arbresh.info ka realizuar një intervistë me Përparim Krasniqin, drejtor për shërbime publike në Komunën e Rahovecit.
Krasniqi thotë se Rahoveci ka një sipërfaqe me 278 metra katror dhe jetojnë mbi 50 mijë banorë.
“Rahoveci ka një sipërfaqe me 278 metra katror në këtë qytet jetoj 15 mijë banor ndërsa në tersi jetojnë 56 mijë e 208 banorë”, tha ai.
Sigurisht gjëja që ne u interesuam më së shumti ishte për pikat tjera turistike të qytetit të Rahovecit.
“Për shkak se jemi profil bujqësorë, komuna e Rahovecit karakterizohet me vreshta që është një traditë mijëvjeçarë e Rahovecit, poashtu ka edhe Sahat Kullën, ka Majën Shkodrane që është një pjesë karakteristike, poashtu janë edhe pikat tjera turistike si pjesa tek Ura e Fshejtë pjesa e Gradishit domethënë janë pjesë të caktuara që qyteti i Rahovecit karakterizohet si komunë”, tha Krasniqi.
Tutje, Krasniqi thotë se disa nga pasurit tjera përpos vreshtave janë dhe monumentet historike, bashkësitë fetare, teqet dhe Sahat Kulla.
Kështu ne lamë Rahovecin me një peizazh mahnitës./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...