Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së fundmi ka reaguar në Facebook, i cili ka ngushëlluar për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, i cili vdiq sot në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Disa ditë më parë ai ishte rrahur brutalisht dhe nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi.
Kujtojmë se rasti i ndodhur më 14 janar u cilësua si “Vrasje në tentativë” nga organet hetuese.
“Në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë”” deklaroi për Arbresh.info, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci./Arbresh.info./
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...