Duke filluar nga dita e hënë, ndërmarrja publike lokale “Prishtina Parking” do të ketë një rregullore të re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.
Së fundmi, ajo ka njoftuar banorët rezidentë të kryeqytetit, për ndryshimet qe priten të bëhen.
“Prishtina Parking” ka radhitur veprimet që qytetarët duhet të bëjnë.
Njoftimi i plotë:
Ditën e hënë me datë 22 Janar 2024 hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në Kryeqytet.
Cilat janë veprimet që duhet të ndërmerren nga banorët rezidentë?
– të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking.
– në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.
– nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e N.P.L. Prishtina Parking për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro.
– nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë.
– të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe. Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar.
– deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezident apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat)./Arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...