De Rossi debuton me fitore në stolin e Romës, mposhtin Hellas Veronën në shtëpi
Roma ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Hellas Veronës, në kuadër të xhiros së 21-të në elitën e futbollit italian.
Golin e epërsisë Romës ia dha Romelu Lukaku (19’) i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Stephan El Shaarawy.
Pak minuta më vonë, El Shaarawy ishte përsëri protagonist me një asistim tjetër, kësaj radhe për Lorenzo Pellegrinin (25’) i cili me një goditje fantastike arriti të shënoj për 2-0.
Lojtarët e Romës kërkuan penallti në minutën e 31-të, mirëpo pas rishikimit në VAR gjyqtari vendosi që gjithçka ishte e rregullt.
Hellas Verona (56’) arriti që të barazojë shifrat, mirëpo pas rishikimit nga VAR-i, u anulua për shkak të një faulli gjatë aksionit.
Mysafirët fituan një penallti, të cilën nuk arriti që ta konkretizojë në gol Milan Duric (66’).
Sidoqoftë, Hellas Verona e gjeti golin në minutën e 76-të me anë të Michael Folorunshos i cili realizoi për 2-1.
Deri në fund të takimit nuk pati më raste të mira dhe Roma mori fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Daniele De Rossi.
Roma tani gjendet në pozitën e shtatë me 32 pikë të grumbulluara dhe ende mban gjallë shpresat për kualifikim në garat evropiane./Telegrafi/
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...