Google ADS

Komuna e Junikut pa rrymë që nga mesnata,  kërkuan intervenim nga KEDS-i mirëpo ende s’ka ndryshim

17:39 | 20 Janar 2024
KRG

Komuna e Junikut është duke u përballur me probleme të ndërprerjës së  energjisë elektrike.

Në faqen e tyre zyrtare, ka theksuar se që nga rrjeshjet e mbrëmshme të borës, komuna e tyre që nga ora 1 e mesnatës, janë p energji elektrike, shkruan Arbresh.info.

 

Postimi i plotë:

Reshjet e mbremshme të borës në zonën e Junikut e kanë sjellë terr per teritorin e Junikut.

Edhe pse komuna ka kërkuar veprime nga ana e KEDS, territori i komunës së Junikut është në terr nga ora 01:00 e natës e kësaj të Shtune.

Ne jemi dëshmitarë se në kohët e fundit, nëse fryn një erë e lehtë, furnizimi me energji ndalet, nëse bie shi furnizimi me energji ndalet, nëse bie borë furnizimi me energji ndalet.

Përgjegjësi për këtë dështim është KEDS. Mungesa e energjisë elektrike shkakton dëme të mëdha në familjet e Junikut.

Ne apelojmë tek KEDS si përgjegjës për furnizimin me energji elektrike që të bëjë evitimin dhe frunizimin me energji elektrike për banorët e Junikut sa më parë.

Banorët e Junikut janë edhe paguesit më të rregullt të energjisë elektrike dhe nuk e meritojnë një trajtim të tillë.

/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme