Xavi optimist se Barcelona ende mund të luftojë për titullin e LaLiga-s

17:26 | 20 Janar 2024
KRG

Trajneri i Barcelonës, Xavi, sot ka mbajtur një konference për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Real Betisi, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 12-të në La Liga.

Katalunasit aktualisht gjendet në pozitën e katërt me pikë të barabarta me Atheltic Bilbao të cilët gjenden në pozitën e tretë me 41 pikë, shkruan Arbresh.info.

Pas humbjes së turpshme nga Real Madridi të dielën e kaluar, Xavi është përballur me kritika të shumta, madje është kërkuar nga tifozët shkarkimi i tij.

“Ne jemi optimistë, ne e dimë që mund t’i arrijmë këto shtatë apo tetë pikë” – ka thënë Xavi.

“Nesër do të tentojnë të luajmë futbollin tonë, të përdorim idenë tonë të lojës, e kemi edhe një pjesë të dytë të sezonit dhe kemi ende shpresë”.

Xavi është pyetur edhe për rikthimin e João Cancelo , ndërsa është gjasat për rikthim për ndeshje ndaj Betisit, nuk janë të mëdha.

Disponueshmëria e João Cancelo është e komplikuar për nesër, por unë mendoj se ai do të kthehet për ndeshjen kundër Bilbaos. Unë jam optimist” – ka thënë ai.

Ndeshja mes Betisit dhe Barcelonës do të zhvillohet nesër në “Estadio Benito Villamarín” në ora 18:30.

Ndërsa më 24 janar ( e mërkure), do të zhvillojnë ndeshjen e çerekfinales së Copa del Rey, nda Athletic Bilbao-s. /Arbresh.info/

Të ngjashme