Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z. Ilir Kapiti, priti në ambasadë diasporën që vepron në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasadori Kapiti iu uroj mirëseardhje pjesëmarrësve dhe në bashkëbisedim e sipër u diskutua për zgjedhjen e përfaqësuesve të diasporës, të cilët do të shërbejnë si urë lidhëse me Ambasadën për planet dhe agjendat e përbashkëta.
“Pas një debati për tema të ndryshme që e preokupojnë diasporën në Mbretërinë e Bashkuar, u dakordua që përmes përfaqësuesve që ata i zgjedhin të ketë një bashkëpunim të rregullt me ambasadën për nevojat e ndryshme që diaspora i ka, duke përfshirë edhe investimet potenciale të tyre në Kosovë”, njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar./Arbresh.info
Alabama, ende në kërkim autorët që hapën zjarr duke lënë 4 t...
Vrasja që tronditi Mitrovicën- Policia ende në kërkim të aut...
Kurti takoi ambasadorin finlandez, flasin për anëtarësimin e...
Ministri Peci: Kemi pesëfishuar mbështetjen për fermerët org...
Gaza dhe Ukraina në qendër të fjalimit të Presidentit Biden ...
12 vrasje për dy muaj në Shqipëri