As këtë vit nuk pritet të ketë testim të mësimdhënësve.
Kështu shprehen njohësit e arsimit, pas deklaratës së ministres, Arbërie Nagavci se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen testimit.
Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj, për Arbresh.info thotë se nuk ka asgjë të keqe edhe nëse testohen.
Sipas tij në rast se testohen, mësimdhënësit do të avancohen, dhe hyjnë në kategorinë e mësimdhënësve.
“Sa e di unë është fjala për testin për licencë të avancuar dhe është pjesë e një pakoje për nivel të lartë të avancimit të mësimdhënësve. Nuk ka asgjë të keqe në këtë testim, përkundrazi mësimdhënësit që avancohen hyjnë në kategorinë e mësimdhënëse specialistë që në bazë të ligjit për pagat mund të reflektohet pagat e tyre”, shprehet Rexhaj.
Nga ana tjetër, Argjend Osmani mendon se kjo është një ide kamotshme, që nuk është realizuar deri më tani.
Osmani thekson gjithashtu se do të ketë vështirësi në realizimin e saj.
“Mendoj se kjo është një ide e kamotshme që nuk është realizu deri më tani dhe mendoj se do të ketë vështirësi në realizimin e saj. Duke pasur parasysh se është shfaqur një pakënaqësi në mes e mësimdhënësve me një testim të tillë”.
Në rast të testimit, sipas tij do të shkaktohet një ndarje mes Ministrisë së Arsimit dhe mësimdhënësve.
“Kjo dot ë shkaktojë një ndarje në mes të ministrit së arsimit dhe mësimdhënësve, gjithmonë duke pas në mendje trajtimin që kjo ministri u ka bërë mësimdhënësve sidomos në kohën e grevës”
Osmani ndër të tjera shton se është pro asaj që të bëhet intervenim në shumë fusha, në mënyrë që të ketë cilësi më të lartë në arsim.
Por që testimi në formën e paralajmëruar, thotë se vështirë që do të arrijë ndonjë efekt të dëshiruar.
“Mendoj që intervenimi duhet të bëhet në shumë fusha në mënyrë që të kemi një cilësi më të lartë në arsim. Por që testimi në formën e paralajmëruar vështirë që do të arrijë ndonjë efekt të dëshiruar”, përfundon Osmani.
Ditë më parë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, ishte shprehur e bindur se mësimdhënësit do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë të avancuar.
Nagavci kishte thënë se kjo nënkupton se ata do t’u nënshtrohen testit me shkrim.
“Ne tashmë kemi miratuar pakon ligjore për licencimin e mësimdhënësve. Aty kemi licencën e avancuar për të cilën jam e bindur që ka mësimdhënës të cilët do të aplikojnë për këtë licencë”, ishte shprehur ajo.
Kurse, Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë, në media është shprehur se, si sindikatë do të reagojnë dhe do ta kundërshtojnë një gjë të tillë.
Jasharaj një gjë të tillë e sheh si nënçmim dhe ofendim ndaj tyre.
Mësimdhënësit që zgjedhin të jenë pjesë e vlerësimit dhe dalin me rezultat pozitiv, parashihet të përfitojnë rritje të pagës për 10%./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...