Google ADS

E lënduara nga shembja e çatisë te Komuna e Re, Uka tregon se si është gjendja e saj sot

11:46 | 20 Janar 2024
Rreze Sylhasi

Një vajzë ka mbetur e lënduar të enjten si pasojë e shembjes së çatisë së objektit të Komunës së Re në Prishtinë.

23-vjeçarja i është nënshtruar operacionit, ndërsa ende po vazhdon të trajtohet në klinikën intensive.

Arbresh.info ka kontaktuar shefin e Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, për të mësuar më shumë detaje për gjendjen e të lënduarës.

Ai tha se 23-vjeçarja po vazhdon të qëndrojnë e fjetur nga barnat dhe është nën përkujdesjen e ekipeve mjekësore.

“Pacientja po vazhdon të qëndrojë edhe më tutje e fjetur me barna dhe e kyqur për aparaturën mjekësore, është duke vazhdu me e marrë terapinë krejt çka nevoitet. Janë kry të gjitha ekzaminimet dhe tashmë vazhdon të jetë nën monitorimin dhe trajtimin e ekipës mjekësore kujdestare”, potencoi Uka për Arbresh.info.

Për shkak të këtij rasti, dje nuk është punuar në Komunën e Re në Prishtinë.

Ndryshe, 23-vjeçarja e lënduar është motra e deputetes Fjolla Ujkani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme