Google ADS

Reshjet e borës krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor, Balla: Autoriteti Rrugor Shqiptar në krye të detyrës

11:37 | 20 Janar 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se reshjet e shumta të borës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit.

Balla tha se Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë

“Reshjet e shumta të dëborës po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit. Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”, shkruan Balla./Arbresh.info/

Të ngjashme