Prishtina dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës.
Fituesi i Kupës së Kosovës dhe fituesi i titullit në Superligën e Kosovës do të zhvillojnë sot (e shtunë) finalen e Superkupës së trofeun e parë në vitin 2024.
Kryeqytetasit dhe therandasit janë gati për ndeshjen që do të zhvillohet në “Mardan Palace Stadium” të Antalyas nga ora 11:00.
Ky takim zhvillohet në qytetin bregdetar turk, pasi të dy klubet janë duke kryer përgatitjet para-sezonale atje dhe shkaku i kushteve atmosferike kanë vendosur të luajnë ndeshjen në Turqi.
Në këtë ndeshjes, sikurse Emmanuel Egbo, ashtu edhe Ilir Daja kanë vendosur t’u besojnë lojtarëve më të mirë, shumicës së atyre që iu kanë besuar gjatë gjithë sezonit vjeshtor në Superligë.
Megjithatë, Egbo ka lënë jashtë transferimin e madh Ardian Limani dhe Jalen Belsan, i cili po flitet për një transferim, ndërsa Daja ka vendosur t’i lë në bankë Lorenco Trashin dhe Lumbardh Dellovën, i cili gjithashtu po flitet për një transferim këtë afat kalimtar.
Prishtina: Kolaj; Bytyqi; Sinani, Useini, Muja; Islami, Gashi; Hyseni, Pefqeli, Uka; Kryeziu;
Ballkani: Koliqi; Thaqi, Halili, Jashanica, Potoku; Kuc, Zyba, Ismajlgeci; Hamidi, Berisha, Gripshi;/Telegrafi/
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale