Reshjet e borës, Rama: Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren

10:14 | 20 Janar 2024
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë duke u pastruar rrugët e kryeqytetit.

Ai tha se të gjitha ekipet bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.

“Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit. Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar”, ka shkruar ai.

Ndërsa ka apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

“Të dashur qytetarë, Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht. Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë”, ka shkruar Rama.

Si dhe për çdo rast rreziku, Rama tha që të raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numra:

“Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numra 0800 122 33 ose 0800 122 44”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme