Një person është arrestuar dje në Leposaviq, pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjejem me ç’rast personi i sulmuar ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar ndihmë mjekësore, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Leshak, Leposaviq 19.01.2024 – 12:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb kosovar, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Serbisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...