Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka porositur se nëse orientimi strategjik i Kosovës është vërtet BE-ja dhe nëse Kosova dëshiron të vazhdojë në këtë rrugë, deklaratat e përhershme kritike të paargumentuara kundër BE-së dhe përfaqësuesve të saj, janë sipas tij, të papranueshme.
Zëdhënësi i Brukselit nxori këto cilësime duke reaguar ndaj intervistës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhënë Radio Televizionit të Kosovës.
“Është absurde të flitet për mungesë vizioni, strategjie dhe rezultatesh të procesit të lehtësuar nga BE-ja në një situatë kur BE-ja – e mbështetur nga shtetet anëtare dhe SHBA-të propozoi Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimi, për të cilin ranë dakord edhe kryeministri Kurti, edhe presidenti Vuçiq dhe që ofron një platformë të qartë për rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, nënvizoi Stano.
Ai renditi t arriturat e ndërmjetësve evropian në procesin e dialogut duke përmendur Udhërrëfyesin e Energjisë, njohjen e targave si dhe letërnjoftimeve.
E gjithë kjo, sipas Stanos, krahas përpjekjeve të vazhdueshme për të zbutur krizat e shkaktuara nga vendime apo veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Duke iu referuar çështjes se Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zëdhënësi i Be-së rikujton se është detyrim i kahershëm i Kosovës. Rikujton gjithashtu se drafti e ekspertëve evropian, vet kryeministri Kurti ishte i gatshëm ta anëshkruajë.
Peter Stano mohon se EULEX-I i ka të gjitha faktet lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskës, ashtu siç ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare Donika gërvalla. Ai shton e Brukseli është Akoma në pritje të finalizimit të hetimeve zyrtare nga autoritetet e Kosovës.
“BE-ja ka dënuar vazhdimisht sulmet në termat më të fortë të mundshëm, ka ofruar mbështetje në proces dhe ka shprehur në nivelin më të lartë politik nevojën që hetimi të përfundojë shpejt dhe të gjithë përgjegjës të mbahen përgjegjës”, ka nënvizuar Stano.
Zëdhënësi evropian pranon se nuk është praktikë që të komentohet deklaratat e politikanëve por se në rastin e intervistës së ministres Gërvalla, janë detyruar ta bëjnë këtë për t’i mohuar, siç u shpreh ai, një numër pretendimesh të pasakta.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...