Shkencëtarët kinezë po eksperimentojnë me një lloj të ri të coronavirusit që shkakton 100 për qind ngordhjen e minjve të “humanizuar”.
Virusi vdekjeprurës, i njohur si GX_P2V, sulmoi trurin e minjve të krijuar për të pasqyruar një përbërje të ngjashme gjenetike me njerëzit, sipas një studimi të publikuar javën e kaluar në Pekin, raporton New York Post.
“Kjo nxjerr në pah rrezikun e përhapjes së GX_P2V tek njerëzit dhe ofron një model unik për të kuptuar mekanizmat patogjenë të viruseve të lidhura me SARS-CoV-2”, shkruajnë autorët.
Virusi vdekjeprurës është një version i dyfishuar i GX/2017, një lloj i coronavirusit që thuhet se u zbulua në laboratorët e Malajzisë në vitin 2017, tre vjet para pandemisë.
Të gjithë minjtë e infektuar me virusin ngordhën brenda vetëm tetë ditëve, gjë që studiuesit vunë në dukje se ishte një vdekje “çuditërisht” e shpejtë.
GX_P2V infektoi mushkëritë, eshtrat, sytë, traketë dhe trurin e minjve të ngordhur. Në ditët para vdekjes, minjtë humbën peshë me shpejtësi, treguan një qëndrim të përkulur dhe lëviznin jashtëzakonisht ngadalë.
Ndërsa i frikshëm, studimi është i pari i këtij lloji që raporton një shkallë vdekjeje 100 për qind te minjtë e infektuar me një virus të lidhur me coronavirusin, duke tejkaluar shumë rezultatet e publikuara më parë nga një studim tjetër, shkruajnë studiuesit.
Më e rëndësishmja, rezultatet e studimit nuk tregojnë qartë se si kjo do të ndikonte te njerëzit. /Telegrafi
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...