Google ADS

Osmani rithekson urgjencën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

17:15 | 19 Janar 2024
E.K

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e angazhimit dhe mbështetjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ka pritur në takim Shyrete Tahirin Sulimanin, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës.

Presidentja shprehu përkrahjen e saj të parezervë për të mbijetuarat e dhunës seksuale, duke theksuar rëndësinë e vënies së autorëve të këtyre krimeve të tmerrshme para drejtësisë.

Më tej, ajo përsëriti thirrjen për një bashkëpunim të gjerë vendor dhe ndërkombëtar për garantimin e drejtësisë dhe përkrahjen ndaj viktimave.

Osmani përsëriti thirrjen për ta dënuar dhunën seksuale si armë të luftës në Kosovë e më gjerë. Ajo potencoi se nevojitet solidarizim dhe mbështetje e sinqertë përkrah të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe falënderoi znj.Sylejmani për angazhimin e saj intensiv për këtë kauzë, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj./Arbresh.info

Të ngjashme