Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes, në trotuar në fshatin Terpezë të Malishevës.
Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka bërë të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Malishevë.
“Rreth orës 07:00 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në trotuar në fshatin Terpezë-Malishevë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF Malishevë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, tha Elezaj./Arbresh.info
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban