Dje është nisur Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Mbretërinë e Bashkuar, për të marrë pjesë në operacionin “INTERFLEX”, ku do përgatitët personeli ushtarak të Ukrainës, të cilët janë aktualisht në luftë me shtetin e Rusisë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një postimi në rrejtin social “X”, ka uruar ushtarët kosovarë të cilët kanë udhëtuar për të marrë pjesë në këtë operacion, shkruan Arbresh.info.
“Uroj që ushtarët e FSK-së, kanë sukses ndërsa nisin operacionin INTERFLEX në MB, së bashku me partnerët e tjerë të NATO-s. Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase. Krahas aleatëve tanë, ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë.” /Arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation