Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Bohumil Mazanek.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se me ambasadorin Mazanek kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
“Me z. Mazanek biseduam për rritjen e bashkëpunimit mes nesh në fusha të ndryshme të cilat do të ju ndihmojnë qytetarëve tanë në zhvillim urban, arsim, kulturë dhe inovacion. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për vendin tonë”, tha ai.
“Ambasadorit i dorëzova “Hyjneshën në Fron”, për t’i treguar për Prishtinën dhe trashëgiminë e pasur kulturore të vendit tonë”, përfundoi Rama./Arbresh.info
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...