Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) i ka gjobitur me 100 mijë euro katër operatorët kabllorë, të cilat kanë shtrirjen më të madhe në vend, për mos ofrimin e shërbimeve të parapara me kontratë.
Në një mbledhje të mbajtur sot, Komisioni i Pavarur i Mediave vendosi që t’i gjobis katër operatorët: ArtMotion, Kujtesa, Telkos dhe IPKO.
“Më lejoni që të ofrojë rekomandimin që të sanksionohet operatori Artmotion me 64 mijë euro, operatori Kujtesa me 26 mijë euro, ndërkaq operatori IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro”, ka thënë kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.
Rekomandimi i Mehmetit është aprovuar me shumicë të votave nga anëtarët e KPM-së.
Si pasojë e ankesave të qytetarëve ka ardhur ky sanksionim i katër operatorëve kabllorë, mbi 300 ankesa janë dorëzuar në KPM brenda tri javësh, tha sot Jeton Mehmeti i KPM-së.
Mbi 300 ankesa, prej tyre 221 ishin ndaj Artmotion, 87 kundër Kujtesës, 23 për IPKO-n dhe 9 ankesa për Telkosin./Arbresh.info/
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...