Sot pritet që Parlamenti gjerman ta miratojë ligjin që shkurton rrugën për marrjen e shtetësisë dhe e bën më të lehtë mbajtjen e dy shtetësive, lëvizje kjo e cila është dizajnuar për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore duke e bërë vendin më tërheqës për punëtorët migrantë.
Pas dy vitesh punë, shumë shtyrje e mosmarrëveshje, ligji i ri ka mundësi të kalojë në votim të premten në Bundestag.
Sipas ligjit, personat që kanë qenë rezidentë në Gjermani për pesë vjet do të kenë të drejtën për pasaportë gjermane. Ata po ashtu do të mund ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre, raportoi Reuters, transmeton Arbresh.info.
Mirëpo, në rastet kur qytetarët tregojnë arritje të larta në punën e tyre dhe flasin nivelin C1 të gjermanishtes, ata do të kenë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi pas tre vjetësh./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit