Ja si ndodhi vjedhja grabitqare në Prishtinë, i hodhi sprej në fytyrë dhe ja mori paratë

09:34 | 19 Janar 2024
R J

Një person gjersa ka qenë duke i dhënë të hollat një personit lidhur me një marrëveshje të shitblerjes, i njëjti e ka sulmuar atë duke i hedhur sprej dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë ku policia menjëherë i është përgjigjur thirrjes.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është hapur vjedhje grabitqare.

“Prishtinë 18.01.2024-20:33. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ka qenë duke i dhënë te hollat një personit lidhur me një marrëveshje te shitblerjes, I njejti e ka sulmuar ate duke i hedhur sprej dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme