Google ADS

Vajza e lënduar nga çatia e Komunës së Prishtinës, policia jep detaje të reja lidhur me rastin

09:19 | 19 Janar 2024
K.B

Një vajzë mbeti e lënduar pas rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen Arbëria.

Policia e Kosovës përmes raportit ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin e djeshëm.

‘Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.01.2024-12:51. Raportohet se si pasojë e erërave të forta është shembur një pjesë e çatisë së objektit komnal. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, bën të ditur njoftimi i Policisë.

Vajza e cila ka mbetur e lënduar dje si pasojë e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria” do t’i nënshtrohet një operacioni.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ju konfirmojmë se aktualisht, pas CT-së së dytë kontrolluese, pacientja po i nënshtrohet një operacioni nga neurokirurgët në sallën emergjente.”, tha ai.

“Pas operacionit pritet të transferohet në Mjekim Intnesiv Qendror për trajtim të mëtejmë!”, shtoi Fazliu.

Lidhur me rastin janë nisur edhe hetime nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndërkaq sot në këtë objekt nuk do të punohet./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vajza e lënduar nga çatia e Komunës së Prishtinës pritet t’i nënshtrohet një operacioni

Prokuroria nis hetimet për rënien e çatisë së Komunës së Prishtinës

Një e vajzë e lënduar nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës, dërgohet në Emergjencë

Të ngjashme