Trajneri i Dinamos më fjalë të mëdha për Arbër Hoxhën: Më i miri në Kroaci

19:41 | 18 Janar 2024
KRG

Arbër Hoxhës i mjaftoi faza përgatitore te Dinamo Zagrebi për ta bindur trajnerin Sergej Jakoroviq se meriton një vend titullari në ekipin e tij për pjesën e dytë të këtij edicioni.

Edhe vet Jakiroviqi ka pranuar se Hoxha do të jetë në formacionin e parë duke shtuar se ai është lojtari më i mirë i krahut të majtë në kampionatin e Kroacisë.

Në një intervistë për mediumet kroate të enjten, Jakiroviqi ka zbuluar se jo vetëm Hoxha por edhe përforcimet e tjera të janarit janë adaptuar menjëherë te Dinamo.

“Hoxha është shumë afër për të qenë titullar pasi është përshtatur dhe ka punuar mirë gjatë fazës përgatitore”, është shprehur Jakiroviq.

Ai ka fjalë të mëdha për Hoxhën, i cili është zhvilluar si lojtar në Kosovë dhe ka luajtur për Ballkanin, Prishtinën e Besën e Pejës. Hoxha u largua nga Ballkani në verën e vitit 2021 drejt Kroacisë dhe tani është pjesë e Dinamos, ekip me synime të mëdha si në kampionat ashtu edhe në garat e UEFA-s.

“Dinamo ka blerë gjithmonë në HNL, pyetja e vetme është nëse ka cilësi në HNL. Tani e kemi vlerësuar që Hoxha është i vetmi dhe kur skauton pozicionin e krahut të majtë mendoj se Hoxha jashtë Dinamos është më i miri në Kroaci. Nuk ka rëndësi se nga është lojtari nëse sjell cilësi”, ka insistuar Jakiroviqi. “Ne kemi vlerësuar se ky lojtar duhet të jetë Arbër Hoxha”.

Me Hoxhën dhe transferimet e tjera të janarit Jakiroviqi insiston se Dinamo synon titullin e kampionit. /Gazeta Olle/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme