Prokuroria nis hetimet për rënien e çatisë së Komunës së Prishtinës

16:09 | 18 Janar 2024
E.G

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet lidhur me rastin e rënies së Komunës së Prisbhtinës në lagjen Arbëria.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj.

Ulaj ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendngjarje me njësitet relevante ku janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’, tha ajo.

“Prokuroria në koordinim me policinë kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, nga i cili sipas informatave që kemi deri më tani ka marrë lëndime trupore një person (femër)”, shtoi Ulaj.

Një vajzë ka mbetur e lënduar pas rënies së çatisë.

Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla për Arbresh.info thotë se pacienti është në gjendje të rëndë./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Në gjendje të rëndë vajza e lënduar nga çatia e Komunës së Prishtinës

Të ngjashme