Google ADS

Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Gjakovë, Policia nis hetimet

15:33 | 18 Janar 2024
E.K

Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj në Gjakovë.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Sipas tij, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj./Arbresh.info

Të ngjashme