Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Davos ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov.
Ky takim ishte në ditën e tretë të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror, shkruan Arbresh.info.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për 13 marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet dy vendeve dhe 7 të tjera që janë në proces të finalizimit si dhe për bashkëpunim ndërshtetëror dhe rajonal si dhe situatën e sigurisë në rajon.
“Kryeministri Kurti e falënderoi homologun e tij bullgar për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, për përkrahjen aktive në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për kontributin në fushën e sigurisë e mbrojtjes përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e...
Moti sot me diell e vranësira, pritet të ketë edhe riga shiu
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...