Zviceranja që dha pasurinë për UÇK-në varroset në Kosovë

12:50 | 18 Janar 2024
E.K

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se është varrosur zviceranja Elizabetë Poniku të mërkurën në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Sipas njoftimit të BIK-t në Facebook, bëhet e ditur se Poniku ka ndihmuar në forma të ndryshme ushtarake UÇK-në gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Tutje, në njoftim thuhet se Elizabeta, ka qenë e bija e një legjionari e ushtaraku dhe në vitet e ’90-ta u martua me Ahmet Ponikun nga Prizreni.

“Pas kontaktit me gjeneral Jashar Salihun në Zvicër, Elizabeta u emërua pjesë e logjistikës së Shtabit të UÇK-së atje, ku në forma të ndryshme (si nga ana e organizimit luftarak, poashtu edhe nga ana e armatimit) e ndihmoi i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Elizabeta la amanet që pas vdekjes të varroset në Kosovë”,
thuhet në njoftimin e BIK-ut./Arbresh.info

Të ngjashme